Seanca e jashtëzakonshëm për formimin e Qeverisë Hoti nuk ka nisur ende edhe pse ishte planifikuar që në nistë në orën 11:00.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadriaj, vonesën e fillimit të seancës e arsyetoj me mos grumbullimin e deputetëve.
“Arsyeja e vonesës është për shkak të grumbullimit të deputetëve, nuk ka telashe me numrat për formimin e qeverisë”, tha ajo para mediave.
Ndryshe, LDK në koalicion me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe kanë vendosur ta krijojnë qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.
