LIVE/ Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, kjo është situata tani në Kiev dhe Odessa

Mëngjesin e sotëm Ukraina u zgjua nën pushtimin rus. Forcat ruse janë futur tanimë nga disa drejtime në territorin ukrianas.

Në një reagim të fundit, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba tha se ushtria po përballet me agresionin rus dhe është pozicionuar mirë, ndërsa ushtria raporton se kanë rrëzuar shtatë avionë ruse në lindje të vendit.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për radhë të gjata makinash që duan të ikin nga Kievi, ndërkohë që ka raportime ende të pakonfirmuara se tanket ruse gjenden shumë pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

AFP ka publikuar pamjet nga një sulm i Rusisë në një kompleks banesash civile pranë Kharkivit ku duket se ka edhe të vdekur.

Nga pamjet që duken LIVE nga Kievi duke se situata është e qetë aty, me pak makina dhe njerëz që qarkullojnë në rrugë.


Shtuar 24.02.2022 12:02