Lufta në Ukrainë, pezullohet kampionati i futbollit

Nisja e ofenivës ruse në Ukrainë ka ndalur futbollin. Kampionati ukrainas është vendosur të pezullohet për momentin.

Ditën e nesërme ishte programuar të niste java e 19-të më duelin Minai-Zory Luhansk, por zyrtarisht çdo aktivitet sportiv është ndalur.

Askush nuk e ka më mendjen te futbolli, pasi nisja e luftës në Ukrainë ka sjellë edhe viktimat e para dhe e gjithë bota është me sytë nga ajo që do të ndodhë. / h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 10:05