Veshkat janë organe shumë të rëndësishme të trupit, sepse bëjnë pastrimin e lëngjeve dhe ndarjen e tyre. Pastrimi i vazhdueshëm i tyre me ujë dhe pije të tjera natyrale, është i domosdoshëm që këto organe të funksionojnë në mënyrën e duhur.
Disa nga pijet më të mira të cilat i pastrojnë veshkat janë:
Vera– konsumimi i moderuar i verës mund ta zvogëloj rrezikun e sëmundjeve të veshkave për 37%. Personat që tanimë janë të diagnostikuar me sëmundje të veshkave, mund t’i përmirësojnë problemet duke konsumuar verë. Ju duhet ta keni parasysh që nëse e teproni me konsumimin e verës, atëherë ajo do ta ketë efektin e kundërt.
Çaji i boronicës– tanimë dihet, që çaji i boronicës është shumë i mirë për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve urinare. Kjo sepse boronicat kanë përmbajtje të lartë të disa përbërësve, që e luftojnë bakterin e. Coli.
Çaji me xhenxhefil– xhenxhefili është një kurë natyrale për shumë probleme shëndetësore. Ky produkt mund të përdoret për përgatitjen e një çaji natyral, i cili pastron veshkat dhe mëlçinë.
Lëngu i limonit– është i pasur me citrate, të cilat e parandalojnë krijimin e gurëve në veshkë. Ky çrregullim në përgjithësi paraqitet kur kalciumi bashkohet me disa minerale të tjera, që krijojnë gurë të vegjël në veshkë dhe shkaktojnë dhimbje sidomos gjatë urinimit. Përdorimi i lëngjeve me përmbajtje të limonit ju ndihmon në parandalimin e bashkimit të këtyre kristaleve në gurë.
Uji– tanimë dihet se uji është pastrues jo vetëm i veshkave por edhe i organeve të tjera. Konsumimi i sasisë së lartë të ujit është i nevojshëm për t’i larguar të gjitha toksinat nga veshkat.