Ministrja Kushi: Bursa maturantëve që zgjedhin këtë profesion

Ministrja e arsimit është shprehur se maturantët që zgjedhin degën e mësuesisë do të përfitojnë nga bursat dhe reduktimi i tarifës së shkollimit.

Maturantët që do të zgjedhin degët e mësuesisë do të stimulohen financiarisht. Bursa dhe reduktim të tarifës së shkollimit, këtë formë duket se do të ndjekë ministrja Evis Kushi për të shpëtuar nga mbyllja degët në rrezik.

Të lidhura

None found

E pyetur nga A2 CNN për shqetësimin e ngritur nga shkollat e larta për nivelin e dobët të studentëve, ministrja Kushi deklaroi rritja e mesatares për t’u pranuar në këto degë do të ndryshojë situatën nga Elbasani ku ndoqi një nga projektet “shkolla qendër komunitare”, ministrja Kushi deklaroi se edhe fondi i ekselencës tashmë do të përdoret vetëm për studentët brenda Shqipërisë.

Ndërkohë shkollat e larta vijojnë të kërkojnë politika mbështetëse për degët e mësuesisë dhe këtë profesion që po kërkohet gjithnjë e më pak.


Shtuar 22.02.2022 20:28