Përdhunimi i vajzës 15 vjeccare në Babrru të Tiranës, ka tronditur gjithë Shqipërinë.
Të akuzuarit për veprën e rëndë, Abaz Dogu dhe tre të rinjtë ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës për dhënien e masës së sigurise.
Të lidhura
None found
Siç duken edhe nga pamjet, fillimisht në sallë janë futur Abaz Dogu dhe Klajdi Poçi, të cilët mbajnë kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.
Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.
Të katërt ata u arrestuan pak ditë më parë dhe sot pritet që gjykata të japë masën e sigurisë.
