Udhëtim me Mërtirin, Zoton dhe Stela Gugallen? Ahmetaj: Kam udhëtuar me shumë miq

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Ai është pyetur në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Klodian Zoton.

“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie, as partner biznesi, as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. Por objekti i Komisionit ju e dini kush është.

Tabaku: Kjo pyetje i është bërë të gjithë anëtarëve që kanë ardhur për të dëshmuar në këtë Komision.

Pyetje: Keni udhëtuar me Mërtirin , Zoton dhe Stela Gugallen?

Ahmetaj: Ky nuk është objekt i këtij Komisioni. Unë kam udhëtuar më shumë miq. Në këtë vend duhet të pyetem kë nuk njoh, sepse njoh 95 % të biznesit shqiptar…


Shtuar 21.02.2022 21:52