Ndërsa Komisioni Hetimor për Inceneratorët vazhdon të marrë në pyetje, ka reaguar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shpreh se është vazhdimi i 17 Majit.
Kryemadhi shkruan se zhvillimet e komisionit duken si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.
“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale.
Kryemadhi ka bërë dhe një thirrje për SPAK.
“Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan ajo./albeu.com