Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar me debate. Së fundmi, ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka dëshmuar dhe gjatë marrjes së saj në pyetje, ka pasur debat me kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku.
Pjesë nga debati:
Balluku: S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lërë fjalën. me gjithë respektin për punën, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta.
Tabaku: Me 7X7= 42 ka shkuar njëri në burg. Ta shohim a do shkojë njeri tjetër në burg apo jo.
Balluku: Nëse merrni përsipër me qetësi olimpike dhe të flisnin për 430 mln në një mënyrë sikur këto i keni të kapura me presh vjedhjet. Por ky është abstragim.
Tabaku: S’e keni kuptuar.
Balluku: mos e shtyp atë mikrofonin se e ke në dorë, por i bie që në ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani.
Ndërhyjnë deputet e PD: Aty e ke mendjen ti.
Balluku: Aty e kam mendjen./albeu.com