Pas Arbanës, as Lori Hoxha nuk kurseu një “thumb” publikisht për Donaldin (FOTO LAJM)

Donald Veshaj mori vendin e dytë në edicionin e parë të Big Brother Vip. Fituesi ishte Ilir Shaqiri, me një diferencë shumë të vogël votash. Siç duket ky rezultat nuk është pranuar nga Donaldi i cili së bashku me binjakun e tij, Romeon thuhet se kanë pasur një përplasje me produksionin.

Në festën e finales, Donaldi dhe e dashura e tij Beatrix nuk morën pjesë dhe sipas shenjave as në post BBV aktori nuk do të jetë i pranishëm.

Ishte Arbana Osmani e para që nuk kurseu nje thumb për Donaldin që në mëngjes nëpërmjet fjalëve të Eduartit:  Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar.

Ndërkohë, pak minuta më parë Lori Hoxha ka publikuar një foto ku shprehet e lumtur për suksesin e “Big Brother”, por nuk shmangu dot edhe një mesazh për Donaldin:

“Nëse të ofrohet një vend për në një anije kozmike, mos pyet çfarë ndenjëse është. Thjesht hipi”, shkruan Lori Hoxha e cila duket se e ka drejpërdrejt me Donaldin./albeu.com/

 


Shtuar 21.02.2022 13:40