Timothy Weah: Ëndërroj të luaj për Milanin

I intervistuar nga “Sportweek”, Timothy Weah, sulmuesi i Lille dhe djali i ish-sulmuesit të Milanit,George Weah, foli për ambiciet e tij për të ardhmen.

“Sigurisht që jam i fokusuar te Lille, por gjithmonë ambicia ime është të luaj te një klub i madh, në veçanti te Milani.

Unë shpesh flas për Milanin me Mike Maignan. Ai më thotë se po ja kalon shumë mirë, tifozët dhe qyteti janë fantastik.

Gjithashtu flas me Rafael Leao dhe Tomorin, ata janë miqtë e mi dhe të gjithë më thonë se Milani është ekip i madh”, kështu është shprehur Weah./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 16:21