Erling Haaland dhe Kylian Mbappe ndjekin njëri-tjetrin, çdo ditë, si fokusi i thashethemeve të merkatos së verës së ardhshme.
Nëse duket se zgjedhja e francezit është e qartë, me fatin e tij të lidhur me Real Madridin, futbollisti i Borussia Dortmundit ka disa dilema për të zgjidhur për të vendosur të ardhmen e tij.
Autor i 23 golave dhe 6 asistimeve në 20 ndeshje këtë sezon, duket qartë se skuadra që arrin të nënshkruajë me sulmuesin norvegjez do të garantojë gola për vitet në vijim. Pa u nxituar për të marrë një vendim, skuadrat që duken më afër Haaland janë Real Madrid dhe Manchester City .
Barcelona përgatit një takim
Sipas informacioneve të Sport, muaji mars është data kyçe ku do të vendoset e ardhmja e telenovelës. Nga BVB ata duan që Mino Raiola, agjenti i futbollistit dhe Haaland të komunikojnë shpejt të ardhmen e tij. Nga ana e saj, Barça vazhdon të studiojë një ofertë përfundimtare që do të bindë lojtarin dhe shoqërinë e tij, në një takim ku do të marrë pjesë Joan Laporta, presidenti i Barçës.
Gara do të jetë e ashpër. Përpara, një Real Madrid i shëndetshëm financiarisht dhe një Mançester Siti që gjithashtu mund të marrin përsipër një operacion të kalibrit që kërkon Erling Haaland. Marrëdhëniet e mira mes Barçës dhe Raiolës mund të jenë shtesë, por vendimi përfundimtar do t’i bie Erling Haaland. /albeu.com/