“Kam akoma ndjenja për ty”, çfarë ndodh në prapaskena mes Sindit dhe Muratit (VIDEO)

Murati dhe Ola kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në “Për’puthen”, ku u panë shumë të afërt teksa konsumonin një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë.

Pasi ka parë takimin e tyre, e ka cilësuar Muratin si cunak që bie pre e provokimeve.

Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.

Ola: Ti hipe mbi tavolinë.

Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma.

Murati dhe Sindi patën një ballafaqim, ku kjo e fundit i kërkoi llogari për veprimet e tij dhe u shpreh se ishte e zhgënjyer që kishte investuar në një “lidhje” me Muratin, kur ai ra menjëherë pre e provokimit me një vajzë tjetër.

Konkurrenti i kërkoi Sindit të tërheqë deklaratën e saj se është në emision vetëm për Muratin dhe Sindi e tërhoqi e revoltuar. Të pyetur nga Bora a do të ketë sërish një takim mes tyre, Murati u përgjigj se pas kësaj që ndodhi, s’mund të bëjnë më një takim pasi s’do të shkonte mirë.

Pas këtyre ngjarjeve në emision, Sindi ka shpërthyer në lot në prapaskenë, siç tregon autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

Ajo ka ndarë një fragment nga prapaskenat, ku Sindi shfaqet e përlotur, teksa fshin lotët e saj.

Sindi dhe Murati kanë pasur një tjetër përballje në prapaskenë, pas përballjes 4 minutëshe në emision.

Në pamjet e publikuara, Murati i shkon nga pas konkurrentes ndërsa ajo përpiqet ta shmangë. Ajo i thotë Muratit se ai është një ndër ata persona që e ka lënduar më shumë.

“Kam ndjenja akoma për ty, por më ke lënduar”- dëgjohet t’i thotë Sindi Muratit me sytë e përlotur.


Shtuar 15.04.2021 14:53