Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bindur se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të sulmuar Ukrainën dhe se megjithëse kishte ende hapësirë për diplomaci, ai priste që forcat ruse të hyjnë në Ukrainë në ditët në vijim.
“Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha presidenti Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Presidenti Biden tha se Putini po përpiqet të bindë botën se ai mund të ndryshojë dinamikën në Evropë me manovrat ushtarake të planifikuara gjatë fundjavës./VOA/