Inter zyrtarizon rinovimet e rëndësishme të klubit

Lajmi qarkullonte në ajër por tashmë është zyrtare.

Inter ka rinovuar kontratat e drejtuesëve të klubit dhe këtë gjë e ka bërë zyrtare.

“Fc Internazionale Milano ka kënaqësinë të njoftojë se CEO sportiv Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe zëvendësi Dario Baccin, kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin zikaltër deri më 30 qershor 2025.

Angazhimi i tyre nën presidencën e Steven Zhang, do të vazhdojë të paktën edhe për 3 vite të tjera”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.02.2022 19:13