Kryeministri Edi Rama që kur ka filluar fushata ka reaguar gjithnjë keq ndaj personave që i dhurojnë lule. Sipas tij lulet nuk i dhurohen udhëheqësit si në komunizëm.
Ditën e djeshme në Peshkopi një vajzë e vogël i ka ofruar kryeministrit lule, por ai ka rrudhur menjëherë turinjtë dhe i është kthyer të pranishmëve duke i kritikuar.
Min 1:02:30
“Po këtë zakon që i sillni lulet udhëheqësi nuk e hoqët dot? Hiqeni këtë zakon. A i jepen lule një burri? Më thoni ju. Nuk e kam me ty”-iu drejtua ai pastaj vogëlushes së hutuar.