Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron sot u takua me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov në Bruksel në margjina të Samitit BE – Unioni afrikan, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Macron dhe Petkov biseduan për krizën në Ukrainë, e më pas folën për kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti i Republikës së Francës e inkurajoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjes për kontestin që do të mundësojë hapje zyrtare të negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, informojnë diplomatët francezë./zhurnal.mk