Europa League merr skenën, pas ndeshjeve të Champions League. Luhen 1/16 e finaleve, teksa janë në program për sot tetë ndeshje për t’u zhvilluar. Sigurisht ndeshja më tërheqëse është Barcelona-Napoli, që luhet prej orës 18:45. Amir Rrahmani pritet titullar.
Në të njëjtën orë zhvillohen edhe Dortmund-Rangers, Sheriff Tiraspol-Braga dhe Zenit-Betis. Takimet e tjera të mbrëmjes luhen në orën 21:00 dhe nuk do të mungojnë as shqiptarët.
Atalanta e Gjimshitit ndeshet me Olympiacos, Lazio e Hysajt dhe Strakoshës ka një transfertë delikate kundër Portos. RB Leipzig-Real Sociedad është një duel interesant, sikurse edhe Sevilla Dinamo Zagreb.
We’re. Back. ?#UEL pic.twitter.com/r6TkVzXJFO
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 14, 2022
Shqiptarë ka edhe në Conferencë League. Nga ora 18:45 luhen katër ndeshje, mes tyre PAOK-u ku aktivizohet Enea Mihaj. Grekët përballen me Midtjylland në transfertë. Më poshtë duelet e tjera të Conferelence League, që finalen e luan në Shqipëri më 25 maj.
The knockout round play-offs start this week! ?
Who’ll win on Thursday? ?#UECL pic.twitter.com/VmDRpAS8X9
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) February 14, 2022