Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lihet i lirë autori i dyshuar

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesë për të lënë të lirë Arlen Hasanajn, autorin e dyshuar për vënien e tritolit në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Dukës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë.

Hasanaj është i vetmi i arrestuar për shpërthimin me tritol në shtëpinë e Dukës, ngjarje e cila ndodhi 24 janar 2022. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë nuk pati të lënduar. Vetë Duka nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por e mësoi nga bashkëshortja e cila e kishte njoftuar për një shpërthim të madh dhe më pas kishte mësuar se kishte qenë tek porta e jashtme e shtëpisë së tij./albeu.com

 


Shtuar 16.02.2022 14:41