Plagosën policin pasi tentuan t’i marrin armën, arrestohen tre vëllezërit në Berat

Ditën e djeshme një efektiv policie u plagos në këmbë pasi ndërhyri për të shuar sherrin mes tre vëllezërve dhe një çifti në Berat.

Tre vëllezërit janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim i katërti .

Sipas bluve, në pranga janë vënë Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando. Marini Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik që vëllezërit kanë pasur me A.Mema dhe bashkëshorten e tij O.Mema, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhahalili.

Gjatë përplasjes arma është shkrepur duke plagosur efektivin Xhahalili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M. Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë“, njofton policia.

 

 


Shtuar 15.04.2021 10:35