Vedat Muriqi është duke shkëlqyer te Mallorca, pas transferimit nga Lazio.
Lojtari kosovar ka arritur të shënojë golin e parë me Mallorca, teksa mbrëmë në ndeshjen e tretë asistoi dy herë për bashkëlojtarët e tij, për të arritur një fitore të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos.
Tashmë tifozët e Ishullit të Mallorcas janë të çmendur pas tij, ku edhe i kanë kushtuar një banderolë të veçante “La Isla del pirate” apo “Ishulli i Piratit”, ashtu edhe si e ka nofkën Muriqi.
Në mediat italiane raportohet se forma e mirë e mirë e Muriqit tek Mallorca, do të jetë lajm i mirë për Lazion që të fitojë para nga shitja e tij në verë.