A po ndryshon partia opozitare VMRO-DPMNE e njohur si nacionaliste. Një anëtar i ri i kryesisë së kësaj partie, Sasho Klekovski që vjen nga sektori civil paralajmëron për një afërsi dhe koalicion parazgjedhor me partitë shqiptare.
Klekovski në emisionin “200” në Alsat nënvizoi se do të punojë që të ketë një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët.
Klekovski duke folur për Programin 200, që do të transmetohet sot në Alsat në ora 22.00, tha se partia e Mickovskit duhet të afrohet drejtë qendrës në spektrin politik.
Ish zyrtari i VMRO DPMNE-së, tani profesor universitar Aleksandar Spasenovski thotë se nëse partitë nuk afron me politikat drejt qendrës, mund të mos arrinë të bëjnë koalicione me parti të tjera, sidomos ato shqiptaret.