Mblodhi 50 mijë euro donacion për kancer, i la të gjitha në kumar

Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur në Kent të Mbretërisë së Bashkuar.

Nicole Elkabbas përdori një mashtrim mjaft interesant, duke përdorur një operacion imagjinar në Tëmth, për të grumbulluar një donacion prej 50 mijë eurosh.

Donacionet u mblodhën përmes fushatës GoFundMe.

Ajo u shpall fajtore të hënën për mashtrim dhe posedim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, raporton The Sun.

Nicole, nëna 42-vjeçare e një djali 11-vjeçar nga Broadsters në Kent, nuk u diagnostikua kurrë me kancer dhe ajo përdori donacionet e mbledhura për të paguar borxhet e lojërave të fatit dhe për të financuar një jetë të shfrenuar.

Ajo nisi një fushatë në internet të quajtur ‘Askush nuk ka nevojë për ndihmën tonë të trajtimit’ në të cilën pretendonte të shkruante në emër të nënës së saj të kujdesshme./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 17:28