Shkatërroi kamerën e sigurisë në komisariat dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Gjirokastër pasi gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.  Ai gjithashtu, pasi është shoqëruar në komisariat, ka thyer kamerën e sigurisë në ambient.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe shkatërroi kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit në Komisariat, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 09:22