Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç janë dënuar me burg në Zvicër për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.
Të rinjtë paraqiteshin si turistë, por u pikasën dhe u ndaluan nga policia më 17 qershor 2021.
Udhëtimi në Zvicër përfundoi me 239 ditë paraburgim dhe të enjten ata qëndruan para gjykatës rajonale në treshe, të monitoruar nga katër pjesëtarë të policisë së kantonit.
“Ata ndoshta i përkisnin të njëjtës rrjet të drogës shqiptare”, tha përfaqësuesi i prokurorisë. Siç ndodh shpesh me veprat penale të drogës, nuk dihej se nga vinte heroina që kishte. Është vërtetuar se qiramarrësi i banesës e ka ndarë dhe paketuar heroinën dhe ua ka shitur klientëve të panjohur si “vrapues droge”. Drogë që do u siguronte të paktën 17 mijë franga.
25 vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa për të riun tjetër 26 muaj. Gjithashtu, fakti që të dy ishin në një nivel më të ulët në hierarkinë e trafikut të drogës, bëri që të përfitonin ulje të dënimi, gjë e cila u konvertua në periudhë prove për dy vjet. Dëbimi nga vendi në shtatë vjet është më i gjatë se minimumi prej pesë vjetësh, pasi të dy erdhën në Zvicër ekskluzivisht për të marrë para në mënyrë të paligjshme.