Jessie Lipskin, një e re 30 vjecare nga Neë Yorku një ditë teksa shfletonte një faqe shitjesh makinash në internet vendosi dhe bleu një autobus të vjeter për 7 mijë dollarë me një ide gjeniale në mendje.
Ajo kaloi 3 vite duke transformuar autobusin e saj tip GMC Commuter Greyhound të vitit 1966.
“Mamaja ime mendoi se isha i çmendur. Ajo do t’u thoshte të gjithë njerëzve: Vajza ime po blen një autobus për të jetuar”, kujton ajo.
Lipskin u zhvendos në autobusin 400 metra katror me kohë të plotë pasi e shndërroi në mënyrë perfekte, siç e shihni në foto. Ajo shpenzoi tre vjet dhe rreth 125,000 dollarë për projektin e rinovimit.
“Më duket edhe më i madh se apartamenti im në Nju Jork”, shprehet financieria.