Burg, arratisje dhe martesë/ Fisniku uron publikisht Fjollën për ditëlindje (FOTO LAJM)

Me siguri emri që keni dëgjuar më së shumti së fundmi në mediat rozë është ai i Fjolla Morinës.

Prej muajsh emri i saj është protagoniste si shkak i ngjarjeve të fundit.

Në shtatorin e vitit që lamë pas Fjolla u ndalua nga policia pasi u kap me armë. Si shkak i kësaj u zbulua edhe lidhja e saj me biznesmenin nga Kosova Fisnik Syla.

Fjolla dhe Fisniku kaluan disa muaj së bashku në arrest shtëpie, por më pas u arratisën në vendet e nxehta si Dubai dhe Maldive ku këngëtarja veshi fustanin e bardhë dhe u martua me biznesmenin.

Jeta e çiftit ka qenë mjaft intensive dhe të dy kanë publikuar pamje pa ndalim në rrjetet sociale ku duken mjaft të dashuruar.

Ditwn e sotme Fisniku ka uruar Fjollën me një portret të çiftit.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime”-shkruan ai.


Shtuar 14.04.2021 22:44