Policia ka arrestuar në Mat një 25 vjeçar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.
Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”
