Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke lëvizur me drogë.
Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rutinë të karabinierëve në rrugë të cilit i gjetën lëndë narkotike jo vetëm në makinë por dhe të fshehur në të brendshmet e tij.
Ndalimi i rij është bërë në Genoa.
Në kuadër të këtij kontrolli shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 130 gramësh kanabis. Policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike./albeu.com/