Dhimbja e stomakut është një sëmundje e zakonshme që mund të shkaktohet nga shumë shkaqe të ndryshme, të tilla si një virus, një helmim nga ushqimi ose ndonjë alergji.
Dhimbja shoqërohet shpesh me simptoma të tjera të pakëndshme, të tilla si nauze, dispepsi, fryrje, diarre ose kapsllëk.
“Aleati” juaj i rëndësishëm kundër dhimbjes së stomakut janë bimët medicinale, pasi ka një sërë zgjidhjesh për të lehtësuar irritimin dhe inflamacionin e stomakut. Nuk keni nevojë të vraponi në farmaci, por në kuzhinë!
Çfarë mund të përdorni?
Xhenxhefili: Xhenxhefili është përdorur për shekuj për të trajtuar dispepsi si dhimbje stomaku, nauze dhe të vjella. Mund ta përdorni të grirë në smoothie, së bashku me drithëra, në ushqim ose si zierje.
Kamomili: Është efektiv kundër dhimbjeve të stomakut, fryrjeve, dispepsisë, diarresë, të përzierave, por edhe tendencës për të vjella. Mund ta shijoni si zierje, por disponohet edhe si suplement.
Molla: Si tuli ashtu edhe lëkura e mollës janë të pasura me pektinë, një lloj fibre që përshpejton shërimin nga diarreja, veçanërisht kur shkaktohet nga helmimi nga ushqimi ose nga një virus.
Nenexhik: Në disa raste, dhimbja e stomakut mund t’i atribuohet sindromës së zorrës së irrituar, një çrregullim kronik i tretjes që gjithashtu shkakton fryrje, kapsllëk dhe diarre. Studimet kanë treguar se nenexhiku është jashtëzakonisht i dobishëm në menaxhimin e saj, qoftë në formën e zierjes ose në formën e një kapsule./albeu.com