Ardhja e Edouard Mendy e la Kepan në stol. Këtë sezon ai ka marrë pjesë vetëm në 13 ndeshje.
Kepa Arrizabalaga ka qenë në lajme orët e fundit për shkak se ka pasur sërish spekulime për mundësinë që ai të largohet nga skuadra londineze në verë.
Dhe The Sun tregon se portieri do të ishte në axhendën e një prej skuadrave kryesore të Serisë A siç është Lazio.
Kështu skuadra biancocelesti kërkon t’i ofrojë strehim këtij portieri spanjoll në radhët e tyre në mënyrë që ai të ketë sërish vazhdimësi. /albeu.com/