“Putin e ka ndarë mendjen”, gazeta gjermane zbulon ditën kur pushtohet Ukraina

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm çështje ditësh.

Lajmin e bën të ditur Gazeta gjermane “Der Spiegel” dhe britanikja “The Guardian”, të cilat, duke cituar shërbimet sekrete amerikane, shkruajnë se Rusia mund të sulmojë të mërkurën.

“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”. Sipas revistës gjermane, është gjithashtu e mundur që informacioni të jetë përhapur qëllimisht për të penguar Rusinë.

Ndërkaq, pritet që presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin të kenë një bisedë telefonike këtë të shtunë.

Nga ana tjetër SHBA beson se një veprim i madh ushtarak rus kundër Ukrainës është i mundur përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore më 20 shkurt. Kështu tha të premten Jake Sullivan, këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk donte të thoshte se presidenti rus Vladimir Putin e kishte marrë tashmë vendimin.


Shtuar 12.02.2022 08:31