Pse Beatrix refuzon të darkojë me Donaldin në shtëpinë e Big Brother VIP

Ermal Mamaqi bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur hynë brenda shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme. Teksa po fliste me banorët, Ermali bëri një batutë duke thënë se do të ftojë Bora Zemanin në sezonin e dytë të serialit të tij, për të luajtur bashkë me Ilirin Shaqirin.

Ermali – Donaldit, Ilirit dhe Arjolës – se “sezonin e ri do marrin Bora Zemanin si aktore”. Donaldi i përgjigjet duke i thënë, “vetëm duhet ta paguash mirë”. Një pjesë e bisedës:

Ermal Mamaqi: “Ç’ke o vëlla, pse të djeg miza ty?”

Donaldi: “Unë u kujdesa. Thashë [duhet ta paguash mirë].”

Salsano Rrapi: “I djeg miza, sepse ka ngelur akoma brenda kjo gjëja.”

Ermal Mamaqi: “O plak e paguaj, sepse kam sponsora.”

Donaldi: “Jo mo, thjesht thashë ta paguash mirë.”

Donaldi e mori situatën me sportivitet. Por këtë batutë të Ermalit nuk e ka pritur mirë Beatrix Ramosaj, e cila ka refuzuar ftesën për të darkuar me banorët dhe Donaldin mbrëmjen e sotme. Donaldi i cilësoi si “kunja” fjalët e Ermalit por tha se i mori me shaka.

“Nuk bëra diçka. Ishte një shaka që s’e hapa unë. Ishte një batutë që e nisi tjetër kush. Unë e mora në kontekstin e shakasë. Ishte ironi. Ça kam bërë, kaq kam thënë, paguaje mirë. Nuk më ka bërë përshtypje aq shumë nuk më intereson.”, tha Donaldi. Arjola tha se ai foli i pari kur u përmend Bora dhe për këtë arsye mund të jetë ndjerë keq.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Thashë thjesht paguaje mirë!

Arjola: Ishte interesim

Donaldi: Nuk po e kuptoj

Arjola: Po më pyet Arbana, po jap mendimin tim

Donaldi: Ku ishte gabimi im?!

Donaldi: Nuk thashë që ishte gabim…


Shtuar 11.02.2022 23:02