Një postim i kryeministrit Rama në rrjetin social “Facebook”, i cili kishte për qëllim të tregonte transformimin e godinave të Drejtorive të Përgjithshme të Transportit Rrugor, përvec pëlqimeve ka pasur edhe komente negative që nxjerrin në pah realitetin e hidhur.
Një komentues i shkruan se je i vetmi kryeministër në Rajon që i bën ndërtesë jehonë dhe jo reformave. Më poshtë ka shtruar një problem madhor që vazhdon të mos rregullohet në vendin tonë, dhënia e patentav me mik apo me lekë.
Për komentuesin autoshkollat vazhdojnë të bëjnë këtë veprim duke përgatitur bomba me sahat që më pas dalin në rrugë.
Rama nuk e ka lënë pa një pergjigje, që si shpesh herë janë ironike. Ai ka shkruar se reformat nuk fotografon , shkruhen dhe lexohen dhe nëse ka një shembull konkret te një reformimi transformues është pikërisht ky shërbim. /albeu.com