Pandemia e COVID-19 vazhdon në të gjithë botën por tashme me ritme më të buta dhe drejt shërimit të plotë.
Ndërkohë që statistikat e fundit tregojnë një ulje të madhe të rasteve të vdekjeve, dhe infeksioneve të reja, ekspertët kanë bërë thirrje njerëzve të kenë kujdes pasi pritet një valë e dytë.
Por si janë të dhënat e fundit nga COVID-19 në të gjithë botën?
Sipas “WorldMetër”, deri më sot janë infektuar me COVID-19 5,792,989 njerëz, ku 2,499,151 njerëz janë shëruar plotësisht dhe 357,480 janë viktima. /albeu.com/