Zjarr në një magazinë në Elbasan

Policia bën me dije se mbrëmjen e sotme në fshatin Labinot Fushë në Elbasan, ka rënë zjarrë në një magazinë. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në në fshatin Labinot Fushë Elbasan, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Sh. Xh., 45 vjeç.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 19:35