U vetëplagos me armë zjarri, ky është 33-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin e Lezhës (FOTO LAJM)

Sot, në spitalin e Lezhës ka mbërritur me plagë një person. Mësohet se i plagosur rëndë është shtetasi Amaros Deda, i cili është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.


Shtuar 10.02.2022 15:51