Vrasja e Alkisit, vetëdorëzohet në Korçë Roxhers Demirazi

Roxhers Demirazi është vetëdorëzuar në polici, pasi ishtë  shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vrasjen e 19-vjeçarit.

Burime për ABC bëjnë me dije se i riu është vetëdorëzuar në Korçë.

Policia e Korçës e kishte lokalizuar prej disa ditësh, ndërsa sot ai u vetëdorëzua në komisariat. Burime policore thane se autori mban shtetësi shqiptare dhe rezulton banor i Korçës. Rrethana këto që e bëjnë te pamundur ekstradimin. Qe do te thotë se Demirazit do t’i duhet te presë dënimin e gjykatës greke  dhe pas kësaj do të behet njohja e vendimit të gjykatës së huaj. Kështu 20-vjeçari do vijojë të qëndrojë në Korçë dhe do të merret në pyetje.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos. /albeu.com


Shtuar 10.02.2022 14:37