Mbretëria e Bashkuar është shprehur e gatshme për të dërguar trupa në Europën Lindore, në rast të një konflikti të mundshëm mes Rusisë e Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili tha se ushtria britanike mund të dërgojë më shumë trupa në Europën Lindore dhe Jugore nëse do të jetë e nevojshme.
Ministri britanik theksoi se Mbretëria e Bashkuar njihet si një lojtar serioz në çështjet ndërkombëtare dhe theksoi se përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës ukrainase janë “progres i ngadaltë”. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo pushtim rus i Ukrainës do të shkaktonte një krizë humanitare dhe zbuloi se Rusia planifikon të nisë një “stërvitje bërthamore” së shpejti.
Sipas një sondazhi, ëallace është anëtari më i popullarizuar i Partisë Konservatore. Në të njëjtën kohë, shtypi britanik e ka cilësuar Wallace si pasues të mundshëm të Jens Stoltenberg në udhëheqjen e NATO-s.
Të enjten, vetë Johnson vizitoi selinë e NATO-s, duke theksuar se Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të mbështesë të drejtën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.
“Pavarësisht nëse jemi pjesë e NATO-s apo jo, ne duhet të përpiqemi të mbrojmë të drejtën sovrane të vendeve,” tha Wallace./albeu.com/