Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për mediat në hyrje të Kuvendit në lidhje me vendimin për të votuar “pro” zgjatjes së afateve të Vettingut.
Basha është shprehur se nuk është kundër parimeve të tij, por do të bëjë gjithçka për integrimin e vendit në BE.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Reforma në drejtësi ka pasur ecajaket e saj ngecje dhe devijime dhe vijon të ketë të tilla.Trekëndëshi i Bermudës ka bërë gjithçka që të largojë OMN nga Shqipëria dhe që vettingu të shkojë në drejtim të paditur, me të gjithë problemet me anëtarët e KPK dhe KPA të korruptuar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që kriminelët të mos jenë në parlament, nuk është drejtësia që duam, po do ishte me keq nëse ky proces do mbetej në mes dhe do të ndërprehet integrimi Europian i vendit, për hir të integrimit europian të vendit do bëjmë gjithçka, po i japim shansin një drejtësie që të ringrihet.
Sot kuvendi do të kalojë edhe miratimin e 2 komisioneve të rëndësishme që janë prioritete të Shqipërisë për reformën zgjedhore dhe rindarjen territoriale të Shqipërisë, nuk janë vetëm zotime e mia, por të gjithë shqiptarëve, reforma zgjedhore arsyeja pse jemi në parlament, gjatë fushatës për zgjedhjet , shqetësim i qytetarëve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politik, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, ndryshimi i sistemit zgjedhor, një sistem i pastër mazhoritar janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese, nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e vettingut në drejtësi, se lidhet me disa aspekte proceduriale”, ka thënë Basha. /albeu.com