Kledi flet për ndarjen me gjermanen dhe lidhjen me Sheilën (FOTO LAJM)

Një ndër raportet më të shumëpërfolura të “Big Brother VIP” është ajo e Kledit me Sheilën. Ata janë fotografuar shumë herë së bashku. Madje, modeli ishte pjesë edhe e videoklipit të këngëtares me titull “E imja”.

Për këto thashetheme ka folur së fundimi edhe vetë Kledi, i cili është shprehur:

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”.

I ftuar në emisionin ‘Pardon My French’, ai u pyet edhe për fituesin e “Big Brother Vip”, duke përmendur disa emra.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”, tha Kledi.

 


Shtuar 10.02.2022 10:52