“Harrohet” kartoni i kuq, Ibrahimovic në telashe të mëdha duke rrezikuar të ardhmen

Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është futur në telashe të mëdha, ai është aksioner në një kompani bastes sportive.

Pas kartonit të kuq, pezullimit dhe polemikave për shkelje të rregullave anti-Covid, Ibra duhet të përballet me një problem akoma më të madh. Sipas të përditëshmes suedeze “Aftonbladet” ai ka shkelur rregulloren e FIFA-s dhe UEFA-s dhe rrezikon seriozisht të ardhmen.

Duke qëndruar në zbulimin e gazetës më të madhe të Suedisë, Ibrahimovic vazhdon të jetë aksioner në kompaninë e basteve “Bethard”. Kjo bie ndesh me kodin etik të qeverisë botërore dhe asaj europiane të futbollit, që ia ndalon lojtarëve në aktivitet diçla të tillë.

Por e përditëshmja suedeze zbulon se kompania e sulmuesit “Unknown AB” zotëron 10% të aksioneve të kompanisë që ka në pronësi “Bethard” me seli në Maltë. Një lidhje e rrezikshme dhe nëse FIFA apo UEFA provon se ai ka shkelur kodin etik, atëherë Ibrahimovic mund të denohet me një gjobë shumë të majme deri në tre vite pezullim.


Shtuar 14.04.2021 15:22