Bien lehtë rastet e reja me Covid-19 në vend, bilanci i 24 orëve të fundit

 

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 700 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1048 qytetarë dhe se raste aktive në të gjithë vendin janë 11,540.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3025 testime, 700 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 1048 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 700 qytetarë, në këto bashki:

277 në Tiranë, 47 në Shkodër, 42 në Durrës, 34 në Vlorë, 30 në Berat, 27 në Fier, nga 23 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, 18 në Korçë, 15 në Lushnje, 14 në Elbasan, 11 në Kuçovë, 10 në Lezhë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 7 qytetarë në Peqin, Pogradec, Kamëz, 6 në Poliçan, nga 5 qytetarë në Prrenjas, Përmet, Delvinë, Mallakastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Kurbin, Vorë, Memaliaj, Devoll, Gramsh, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Himarë, Kolonjë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Cerrik, Skrapar, Dimal, Patos, Roskovec, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak.

Janë 11,540 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1048 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 251,477 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (09 Shkurt 2022)

 

Raste të reja ditore          700

Të shëruar në 24 orë       1048

Të shtruar në spitale       123

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 3025

 

Testime totale                1,701,905

Raste pozitive                 266,416

Raste të shëruara             251,477

Raste Aktive                    11,540

Humbje jete                     3,399

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4301

Fier                 1497

Shkodër          1088

Vlorë               922

Gjirokastër      837

Elbasan           768

Berat                637

Lezhë               477

Korçë               399

Durrës              295

Kukës               243

Dibër                76