Përplasen dy automjete në Elbasan, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit ku dy automjete tip “Benz” dhe një “Reno” janë përplasur te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Momentalisht, të plagosurit ndodhen nën kujdesit e uniformave të bardha.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 15.01.2020 10:56