Këngëtari i njohur i bashkohet labelit të Mc Kreshës dhe Lyrical Son (FOTO LAJM)

Grupi P.I.N.T. ka marrë në menaxhim një tjetër këngëtar të njohur. Bëhet fjalë për Art Abazin.

Edhe pse nuk është reper, Arti është shquar gjithmonë për muzikë të mirë, ashtu si dhe anëtarët e grupit P.I.N.T. Lajmin e ka bërë vetë publik këngëtari me anë të një fotoje krah Mc Kreshës.

“Zyrtarisht P.I.N.T”, shkruan ai. Kujtojmë se Arti dhe Kresha kohë më parë bashkëpunuan në projektin ‘Enigmë’ që mbase ka qenë shkëndija e këtij raporti që u konkretizua me hyrjen e këngëtarit në grup.


Shtuar 15.01.2020 11:02