Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë në zonën e Bërrylit. Një mjet ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com