U dha lëpirëse ministrave të Ramës, përjashtohet me 10 ditë Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin Ralf Gjoni, për shkak se të enjten e kaluar, nxori lëpirëse në foltoren e parlamentit.

Vendimi është marrë paraditen e sotme nga Byroja, e cila drejtohet nga Gramoz Ruçi.

Pjesë nga debati i javës së kaluar

Gjoni: Bravo Rudina. Fatkeqësisht nga momenti ku u bashkuam vjet kemi mbetur shumë pak përball kësaj qeverie e cila donte të bënte shtet dhe i vetmi shtet që ofron është i fadromës i vrasjes e i shkatërrimit.

Kjo mazhorancë ska më integritet para shqiptarëve që pasi shembi atë godinë. Nuk mundet ta shuajë dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që e quan atë godinë një tallazh. Nuk e pranoj si Tirana një lloj injorance të tillë në qytetin tim. O injorant, o injorant, është celelit e nivelit më të lartë, në studiot më të shtrenjta në botë, jo tallash.

Suedezët mburren me godinat me baltë duke i ruajtur për tua treguar fëmijëve. Po Kopenhageni ka godina të vjetra që duken si kolibe por i kanë mbajtur dhe i kanë restauruar i ruajnë me ligj fizikisht dhe mburren me to.

Çfarë lloj speciesh jeni mo a ka një socialist që ka pak shpirt për Tiranën. Ca jeni mo ju jeni vetëm lëpirësa lolipopi” (e nxjerr nga xhepi)

Ruçi: Ndaç mbajë në xhep ndaç në gojë… Unë kam për detyrë të të korrigjoj atë çfarë nxjerr nga goja dhe jo çfarë fut në gojë e dyta të klujtoj se debati është për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nëse jo mund të vazhdoni…


Shtuar 27.05.2020 07:42