Duke filluar nga data 9 shkurt, Suedia do të heqë kufizimet për të huajt që mbërrijnë në vend, nga shtetet e tjera nordike, nga Bashkimi Europian dhe nga Zona Ekonomike Europiane.
Gjithashtu në 9 shkurt do të hiqen pjesa më e madhe e kufizimeve anti-covid që zgjatën për dy javë, të cilat përfshinin mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 23:00 dhe një kufi prej 500 personash brenda lokaleve të mëdha.
Suedia ka regjistruar 2,287,785 raste dhe 16,143 viktima që nga fillimi i pandemisë./albeu.com/