EMRAT/ Qentë e policisë u “hanë paratë” tre shqiptarëve në Angli, “shtëpi bari” me vlerë 1.3 milion £

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Angli, pasi janë kapur në një “shtëpi bari”.

Renald Dema, Ali Hoxha dhe Juljan Jaku janë tre shqiptarët e arrestuar nga efektivët britanikë.

Ata kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar. Konkretisht Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj. Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.

Raportohet se ishin qentë e policisë që kanë zbuluar fermën e kanabisit. Autoritetet theksojnë se investimi në këtë shtëpi bari shkon në 1.3 milion paundë./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 13:16