Mbrëmjen e djeshme Juventus fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Hellas Verona. Autorët e golave ishte dyshja e merkatos së janarit, Vlahovic-Zakaria.
Tifozeria e Juventus është e lumturuar që ka një bomber në ekip, ku me golin e tij dje emocionoi mijëra tifozë. Por Allegri mendon ndryshe për sulmuesin serb.
“Vlahoviç nuk e filloi edhe aq mirë. Ai humbi dy apo tre raste të pastërta, duhet të përmirësohet për të patur një lojë më të mirë. Në duel fizik është mirë, por duhet të fillojë të punojë me këmbën e tij të djathtë.
Është 22 vjeç, nuk ka ende përvojë dhe shumë ndeshje në këmbët e tij me nivele të larta siç është Juventus.
Zakaria si Matuidi? Matuidi ishte shumë agresiv, ndërsa Zakaria si panterë, vjen nga pas pa u ndjerë e të merr topin,” u shpreh Allegri./h.ll/albeu.com